AKTIVITET TRAJNUES: “Verifikimet lidhur me përgjegjshmërinë e të pandehurit” 22 tetor 2025

Shkolla e Magjistraturës, më datë 22 tetor 2025, zhvilloi aktivitetin trajnues me temë: “Verifikimet lidhur me përgjegjshmërinë e të pandehurit. Veprimet e ngutshme dhe pasojat ligjore në rast verifikimi të papërgjegjshmërisë për shkak të sëmundjes mendore. Kërkesa për caktimin e masave mjekësore”, pranë ambienteve të Shkollës së Magjistraturës, në Tiranë.

Ky aktivitet trajnues u drejtua nga: 

Ekspertë: Arqilea Koça dhe Olgert Rumnici

Lehtësues: Enkel Peza

Qëllimi i këtij trajnimi: Aftësimi i prokurorëve dhe gjyqtarëve lidhur me aspektet materiale dhe procedurale të trajtimit të çështjeve me persona të papërgjegjshëm mendërisht. Njohja me praktikën njehsuese të Gjykatës së Lartë mbi caktimin e masave mjekësore.

Trajnimi u realizua duke ndërthurur prezantimet (deri në 20-30 min) me diskutimin e çështjeve të shtruara (pyetjeve vetë studimore; pyetje-përgjigje) dhe ushtrimeve me raste praktike & kuize, për të nxitur dhe realizuar ndërveprimin aktiv të pjesëmarrësve. 

Gjatë këtij aktiviteti trajnues u trajtuan tema të ndryshme, si:

  • Caktimi i masave mjekësore dhe kryesisht, çështjet që trajtohen në vendimin njehsues të Gjykatës së Lartë. Standardet e vendosura nga GJEDNJ. Rastet më tipike të Shqipërisë;
  • Verifikimi i papërgjegjshmërisë. Aspekte teorike-praktike të trajtimit të nenit 17 të Kodit Penal. Verifikimi i papërgjegjshmërisë pas kryerjes së veprës penale. Pezullimi i procedimit;
  • Trajtimi i praktikave të gjykatave në fushën e papërgjegjshmërisë mendore. Aspekte të standardeve të trajtimit të personave të papërgjegjshëm;
  • Verifikimi i papërgjegjshmërisë. Kriteret që përdoren. Trajtim në përputhje doktrinën dhe praktikën gjyqësore, kryesisht të huaj. Ushtrim në grup mbi pyetjet e ekspertimit që gjyqtarët dhe prokurorët i drejtojnë ekspertit në rastet e personave të papërgjegjshëm;
  • Caktimi i masave mjekësore. Diskutime mbi vendimin njësues dhe mënyrën e zbatimit të tij; 
  • Papërgjegjshmëria pas kryerjes së veprës penale. Diskutime mbi mënyrën e vendimmarrjes së gjykatës dhe prokurorit;
  • Standardet e përcaktuara nga GJEDNJ. Rastet e Shqipërisë. Raste të praktikës gjyqësore shqiptare. Raportet vendase dhe të huaja mbi trajtimin e personave të sëmurë mendorë në institucionet e qëndrimit të tyre. 

Në këtë aktivitet trajnues moren pjesë gjyqtarë, prokurorë dhe oficerë të policisë gjyqësore të Republikës së Shqipërisë.